Pas kujt “çmendet” Selena Gomez?
Selena Gomez, e cila kohë më parë është ndarë nga Justin Bieber, ka zbuluar se çmendet pas aktorit Ryan Gosling. Edhe pse asnjëherë nuk e ka takuar ballë për ballë yllin e Hollivudit, ajo ka deklaruar se “ishte çmendur” kur e kishte parë nga largësia kohë më parë.
“Ryan Gosling është shumë tërheqës dhe seksi. Ende nuk e kam takuar personalisht. E kam parë atë në një aeroplan. Isha tërësisht ‘e çmendur’, sa nuk kam mundur as t’i afrohem. Nuk mendoj se edhe ai më ka vërejtur, por ishte çmenduri”, ka thënë ajo gjatë një interviste. Ajo ka shtuar se me dëshirë do ta takonte të preferuarin e saj, edhe pse do ta kishte të vështirë ta kontrollonte veten./shqipmedia.com