LAMBORGHINI NDAHET NË DYSH NË MES TË PRISHTINËS (FOTO)



LAMBORGHINI NDAHET NË DYSH NË MES TË PRISHTINËS (FOTO)

Një veturë e markës së shtrenjtë Lamborghini, është ndarë mes përmes para pak qastesh në qendër të Prishtinës. 

Rasti ka ndodhur te kompleksi i kafiterive i njohur si “Te Komiteti”, pikërisht afër restorantit “Pisha”. 

Sipas dëshmitarëve deri te aksidenti ka ardhur, pasi shoferi, i ka rritur shpejtësinë veturës, ajo i ka devijuar për t’u ndaluar në një lis të trotuarit. Bëhet e ditur se qytetarët e pranishëm aty afër, ulur në kafiteritë përreth janë tmerruar kura kanë parë automjetin që po shkonte drejtë tyre. Fati ka dashur që lisi të bëhet shpëtimtari i tyre, përndryshe vetura do të ndalej mbi ta. 

Mësohet se shoferi ka shpëtuar pa lëndime të rënda.  (reporteri.net)