Ja kush janë hoxhallarët në Maqedoni bashkëpuntor të UDB-së?



Ja kush janë hoxhallarët në Maqedoni bashkëpuntor të UDB-së?

Komisioni i Lustrimit po thuaj se në të gjitha kontrollet e dosjeve të bashkëpuntorëve dhe urdhër dhënësve të UDB_së po gjen emra të Hoxhallarëve dhe Priftërinjëve aktual që udhëheqin me Komunitetet fetare në Maqedoni.
Ish struktuar e UDB_së që jan të infiltruara në të gjitha institucionet shtetërore po bëjnë presion të madh ndaj komisionit të Lustrimit që të mos lejoj zbardhjen e emrave të Hoxhallareve dhe Prifterinjëve. Bashkesia Fetare Islame dhe Kisha Ortodokse Maqedonase llogariten si institucionet me më shum bashkpuntor të UDB_së nga të gjitha institucionet tjera në Maqedoni. Inspektor dhe drejtor të sektorëve të ndryshëm të sherbimit sekret UDB, DSK, të cilët tani gjenden në pension, kan pasur dhe vazhdojn të kenë përfitime të majme financiare nga Bashkesia Islame dhe Kisha Ortodokse Maqedonase. Disa nga Inspektoret e pensionuar të UDB kan marur në pronesi nga Bashkesia Fetare Islame shume prona te vakëfit në mbar vendin.
Në disa nga dosjet e Inspektorëve dhe drejtorëve të lustruar janë gjetur disa nga emrat e e Hoxhallareve dhe Prifterinjëve aktual ne Maqedoni.
Në dosjen e drejtorit të UDB_së për Manastir Lube Cklamovski është gjetur emri i priftit PETAR, si bashkpuntor i UDB_se.
Në dosjen e ish drejtorit të UDB_së Slobodan Bogoevskit është gjetur emri i kryetarit të BFI_së Sulejman Rexhepit si Bashkpuntor i UDB_së.
Në dosjen e inspektorit të UDB_së për Gostivar Temelko Boshkovski, është gjetur emri i myftiut aktual të Gostivarit Shaqir Fetahu.
Institucionet Fetare të cilët duhet të ishin institucionet e para të cilët duhet të kërkonin vullnetarisht nga Komisioni i Lustrimit të verifikoj të gjith të punsuarit e tyre, po heshtin dhe bëjn intervenime nga më të ndryshmet për ta ndaluar Lustrimin në Institucionet Fetare.
Shqiptarët populli i cili më së shumti nga të gjithë popujt e tjerë të Ish Jugosllavis ka bartur ne kurriz të vet barbarizmat, vrasjet, dhe torturat nga më të ndryshmet, akoma vazhdon të jeton në huti dhe nuk mund të bëj ndarjen nga e kaluara. Spiunët dhe këlyshët që punuan në dëm të cështjes shqiptare, po vazhdojn akoma të jenë më të privilegjuar dhe më të zëshëm në të gjitha poret e shoqërisë Shqiptare./Shqipmedia.com