Dy raketa nga Libani e godasin Izraelin

raketa-liban

Policia e Izraelit ka njoftuar se dy raketa që janë hedhur nga Libani e anë goditur pjesën veriore të Izraelit.
Një zëdhënëse e policisë ka njoftuar se njoftimet fillestare thonë që të dy raketat e kanë goditur të enjtën një zonë të hapur duke mos shkaktuar asnjë dëm apo viktima.
Ushtria izraelite ka thënë se sistemi anti-raketor “Iron Dome” i këtij vendi i kishte vëzhguar raketar që janë hedhur nga Libani.
Dëshmitarët sot kanë raportuar se kanë dëgjuar shpërthime në afërsi të qytetit bregdetar të Naharia.
Deri më tash askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.
Libani jugor është një zonë që kontrollohet nga militantët shiit të Hizballahit që qenë përfshirë në luftë një mujore me Izraelin në vitin 2006.
Nga e njejta zonë të Libanit, edhe militantët palestinez kanë hedhur raketa në drejt të Izraelit.noa.al

http://gazetaditore.com/2013/08/22/dy-raketa-nga-libani-e-godasin-izraelin/