Atentat në Tiranë, vritet në pritë 36-vjeçari

Një 36-vjeçar ka mbetur i vrarë pas një atentati me armë zjarri në orët e vona të së premtes në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.
Mësohet se dy persona të panjohur, të cilët udhëtonin me motor dhe skafandra, i kanë zënë pritë shtetasit Elidon Lafeta teksa ai po futej me makinë në banesë. Lafeta është ekzekutuar me dy plumba, në kokë dhe shpatull, dhe ka ndërruar jetë në vend.Ndërkohë, e plagosur ka mbetur e dashura e viktimës, një 20-vjeçare nga Elbasani identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. E reja ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Nga hetimet paraprake mësohet se 36-vjecari nga Iballa e Pukës dhe banues në Tiranë, ka jetuar edhe jashtë shtetit. Policia bën me dije se vrasja ka lidhje me të kaluarën e viktimës, i cili, po sipas uniformave blu, ishte i përfshirë dhe në një plagosje. Të njëjta burime konfirmojnë se Elidon Lafeta, pronar lojërash fati dhe pikash basti  në Shqipëri dhe në vende të tjera të Evropës, kishte ndërruar gjeneralitetet për shkak të së kaluarës së tij.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve, të cilët u larguan menjëherë pas atentatit./Start/E.B/